Trupi i pajetë i regjisorit të ndjerë Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare në Itali, është shoqëruar ditën e sotme për në banesën e fundit.
I biri i tij, Kostandin Xhuvani kishte kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që t’i jepej mundësia për të marrë pjesë në varrimin e të atit, kërkesë e cila iu pranua.
Burime bënë me dije në orët e paradites për FaxNeës se leja është dhënë vetëm për periudhën e varrimit.
Në fotot e mëposhtme, Xhuvani është i shoqëruar nga efektivë policie dhe sikurse duket është nën masa të rrepta sigurie.
Kostandini, i cili ka ndryshuar jo pak pamje që kurse ishte në liri në vitin 2014, ishte me pranga në duar dhe i shoqëruar nga gardianët e burgut.
Regjisori ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit të tij më të ri, ‘Liqeni im’.
Trupi i tij është marrë nga familjarët, ndërsa është përcjellë për në banesën e fundit në orën 14:00 të ditës së sotme.
Ceremonia e varrimit ka qenë private ku të pranishëm ishin familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)