Prej disa ditësh kryeministrin Edi Rama e kemi parë fare pak aktiv në rrjetet sociale. Arsyeja është e thjeshtë, kryeministri i vendit është nisur në një vizitë zyrtare në OKB.
Edhe pse pritej ndonjë foto zyrtare me presidentin amerikan Donald Trump, ende nuk janë shkrirë akujt mes të dyve. Kemi kohë akoma pasi vizita e Ramës në SHBA pritet që të zgjasë një javë.
Ndërkohë që ka pasur disa momente që janë bërë publike, si fotoja që postoi Besiana Kadare nga fjala e Trump në NATO. Ndërsa një foto tjetër tregonte Ramën, Bushatin dhe Kadarenë duke dëgjuar plot kureshtje fjalimin e presidentit amerikan. Tek e fundit po fliste numri 1 i botës.
Po vizita e Ramës në SHBA, nuk shënjohet vetëm nga takime të nivelit të lartë, në kohën e lirë ai ka takuar dhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.
Njëri prej tyre, Edmond Sokoli tregoi edhe biseden me Ramen dheBushatin. Ai i postoi fotot në “Facebook”, ku shkruante: Ëith “Timonerin”. “Jo me thënë të drejtën unë s’deshta me ba foto. I thash s’jam me ty, jam me PD. Po më tha ec mor burr se ne e PD një parti jena, biles tha unë them se Luli asht shume çun i mirë. kur me tha kështu s’pata ka me ja mbajt”, shkruan Sokoli në Facebook.
Kurse lidhur me biseden me Bushatin ai shkruan “I merzitun ishte ai shume, 4 vjet minister ,ma shume ne kryeqytete te botes tha i kam kalu se ne shpi teme,menova se pshtova, vec kur me tha Edi, hajt Ditmir edhe 4 vjet do durosh ske ca ban, smujta me ja prish tha”.
Ajo që të bie në sy nga takimi i Ramës me shqiptarët atje është veshja e tij. Ku shkuan atletet e bardha? Tashmë ato i kanë lënë vendin një veshje më serioze, xhinse po më këpucë ama. Jemi në pritje të lajmeve të reja.
(E.K/SHUPLAKA)