14:23 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Foto me Veliajn për ‘marrëveshjen e Teatrit’, Arben Derhemi reagon i revoltuar ndaj të gjithëve: Nuk më bëni dot pis

11:42 | 01/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto me Veliajn për ‘marrëveshjen e Teatrit’, Arben Derhemi reagon i revoltuar ndaj të gjithëve: Nuk më bëni dot pis

Aktori i Arben Derhemi është revoltuar ndaj të gjithë atyre që e akuzuan si “tradhëtar” apo “të shitur” pas fotos së publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shkruante se arritëm një marrëveshje me aktorët për Tetaritn Kombëtar.

Dërhemi me anë të një postimi në Facebook shkruan se menjehere pas takimit, gazetave dhe televizioneve që pyetën, i vura në dijeni se cfare u tha.

“Nuk pashe ne asnje media te pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerine e frikshme te rrjeteve sociale dhe u sulen si qen te terbuar duke na akuzuar si “tradhetar”, “te shitur”, “te pafytyre”, dhe “ne germadhat e Teatrit Kombetar, shkruani emrat e tyre”.”

Postimi plotë

Per te gjithe ju qe kaloni jeten duke perdorur rrjetet sociale si menyre jetese dhe mjet per te shantazhuar dhe kercenuar njerez, une e kuptoj qe edhe ju jeni shantazhuar nga eproret tuaj, por nuk kuptoj qarkun e mbyllur te shantazhit, deri ku do te shkoje apo cili dhe me cfare qellimi po e perdor.

Nje nate me pare, grupi i artisteve pjese e levizjes se mbrojtjes se teatrit, vendosen se duhet te ishim pjese e bisedimeve dhe negociatave me kryetarin e bashkise. Sipas asaj qe kishim rene dakord me njeri tjetrin, ne, grupi perfaqesues i artisteve, shtruam dy probleme shume te rendesishme:

  1. Te mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombetar
    2. Te shpallej nje konkurs nderkombetar ekspertesh per Teatrin

Menjehere pas takimit, gazetave dhe televizioneve qe pyeten, i vura ne dijeni se cfare u tha. Nuk pashe ne asnje media te pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerine e frikshme te rrjeteve sociale dhe u sulen si qen te terbuar duke na akuzuar si “tradhetar”, “te shitur”, “te pafytyre”, dhe “ne germadhat e Teatrit Kombetar, shkruani emrat e tyre”.

Atehere me lind pyetja: -cfare ndodhi?
Ata qe deshen, e degjuan shume qarte ate qe thashe. Ndersa te tjeret te cilet e kishin parapergatitur skenarin e tyre, shtruan shtratin per nje histeri te frikshme kolektive qe qellimisht zhvendosi vemendjen nga kauza dhe zbuloi armiqte e popullit. Prej analisteve pa me pyetur se cfare ndodhi ne ate takim, mu drejtua pyetja: “Pse e bete”?

Pavaresisht interesave te ndryshem qe perfaqesojne per kete ceshtje, te gjithe hane ne kurriz te teatrit dhe e perdorin ate si duan. Me kete sjellje ku fjalori i rruges perben forcen dhe qellimin, ai qe fyet dhe nuk toleron eshte vete Teatri…skena e tij na njeh te gjitheve se kush jemi dhe sa vlejme…ata qe duan te bejne shfaqje jashte asaj skene dhe historise se atij tempulli jane jashte historise per te gjitha arsyet…!

Te them te drejten, prisja nje reagim nga miqte dhe koleget e mi, nga ata per te cilet u bera armik me gjithkend vetem per te mbrojtur kauzen e artit dhe te teatrit. Nuk ndodhi!

Per te gjithe njerezit qe nuk u realizuan kurre profesionalisht, per te gjithe ju qe pazaret dhe allishverishet ju kane percudnuar si njerez, per te gjithe ju qe komunizmi ju ka lene pasoja te pandreqshme, per perfaqesuesit kancerogjen te shoqerise civile, te cilet mezi presin kauza qe ti pervetsojne me qellim premtimin e postit qe nuk e moren kurre, kam vetem nje gje per ti thene: figuren time qe e kam skalitur me mund, perulje, kokefortesi, karakter, rebelizem, pasion, ndershmeri dhe me fisnikeri te trasheguar nga ADN-ja e familjes sime, nuk e beni dot pis.

Etiketa: arben derhemi
Pas

Gjermania kërkon fuqi punëtore nga Shqipëria dhe Kosova, përpjekje për të shpejtuar dhënien e vizave

Para

Sherr në diskotekë, plagoset djali i prezantueses

Para
Sherr në diskotekë, plagoset djali i prezantueses

Sherr në diskotekë, plagoset djali i prezantueses

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

Zjarr në Sheqisht të Patosit, fakët shpërthejnë gjatë bashkimit të tubave plastikë

Britania organizoi fluturime Çarter nga Izraeli për evakuimin e qytetarëve të saj

Tiranë | Finalizohet operacioni “Informaliteti”, bllokohet një karburant në Paskuqan

Berisha: Po dokumentojmë farsën zgjedhore, protestat do nisin në Shqipëri dhe jashtë vendit

Tragjedi në Itali: 46-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me makinë

Berisha publikon dëshmi për manipulimin e votave të diasporës: “Një proces i kontrolluar fund e krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.