Transeferimi i Ronaldos tek Juventus, mesa duket është fakt i kryer.
Tashmë është bërë e ditur se edhe presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, ka rënë dakord që nëse Juventus paguan shumë e duhur Ronaldo do të lirohet.
Por së fundmi ky lajm është përforcuar akoma më shumë ku tabloidi “Marca” ka shpërndarë një foto ku shihet fanella e re e Ronaldos te klubi i Juventus
Fotoja tregon një fanellë të Juventusit ku shkruhej Ronaldo dhe me numrin 7, duke sugjeruar se Ronaldo do të mbajë përsëri numrin e tij të famshëm.
Ky numër në sezonin e kaluar mbahej nga Juan Cuadrado, por nëse Ronaldo vjen në klub gjithçka mund të lëvizë.
Discussion about this post