Të parkosh në njësinë numër 5 në kryeqytet jo vetëm që është e pamundur por e tillë bëhet edhe të kalosh në këmbë për tu futur në pallatet e banuara në zonë.
Fotot e mëposhtme janë realizuar në një nga zonat e kësaj njësie shumë pranë bllokut ku taksa e pasurisë ka një vlerë prej 100 euro metri katror.
Ndërkohë shumica e mjeteve të parkuara në mënyrën më të çrregullt në mes të rrugëve dhe trotuareve, iu përkasin bizneseve të njohura në vend në linjën e supërmarketeve por jo vetëm.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post