Një mësuese ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’u shpjeguar nxënësve të saj pjesët përbërëse të trupit. Veronica Duque, e cila ushtron profesionin e mësueses prej 15 vjetësh, vendosi të veshë një kostum ku ishte vizatuar çdo pjesë e trupit në vendin e duhur.
Në këtë mënyrë nxënësit e saj do ta kishin edhe më të thjeshtë të kuptonin sesi është i ndërtuar trupi i njeriut dhe ku ndodhet secili organ. Ishte bashkëshorti i saj i cili i postoi fotografitë në “Twitter”, me përshkrimin: “Shumë krenar për këtë vullkan idesh që jam me fat ta kem bashkëshorte. Sot ajo i shpjegoi nxënësve të saj anatominë në një mënyrë tejet origjinale.”
Kjo foto u bë virale në rrjetet sociale dhe mësuesja është komentuar dhe duartrokitur nga shumë njerëz.
(M. I./ Faxweb.al)