Presidenti i vendit, Ilir Meta po zhvillon një takim me Shoqërinë Civile në ambjentet e Presidencës.
Takimi ka nisur rreth orës 17:30, të pranishëm në takim kanë qënë edhe ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve Kristaq Kume dhe juristi Jordan Daci.
Presidenti Meta ka zhvilluar ditët e fundit një seri takimesh me opozitën dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, me qëllim dhënien fund të krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej afro një viti.
Meta ka zhvilluar ditën e djeshme takim me opozitën dhe kryetarin e PD-së Lulzim Bashës, si edhe me ish-presidentin Rexhep Medani. Ndërsa paraditen e kësaj të mërkure, Meta u takua mes ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu, presidenti pati edhe një takim me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi këtë pasdite.
(K.H/Faxweb.al)