Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmet në media se në vendin tonë do të ndërtohet një qendër për rehabilitimin e ish-luftëtarëve të Shtetit Islamik, pas deklaratës së kryeministrit bullgar, Boyko Borissov në Tiranë pak ditë më parë, që nxiti këtë debat.
Rama tek sa i është përgjigjur një komentuesi në ‘Facebook’ në lidhje me çështjen, thotë se kjo është një fantazi e kthyer në akuzë, duke e mohuar diçka të tillë.
Komentuesi: Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni
Rama: E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi
(B.H/Faxëeb)