Autori i masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj ka mbërritur në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë asnjë familjar i tij nuk është i pranishëm në këtë seancë.
24-vjecari Ritvan Zykaj do të njihet me masën e sigurisë, pasi vrau me armë 8 kushërinjtë e tij në Selenicë.
Mësohet se është caktuar ndaj tij një avokat. Gjyqtare është Esmerilda Habilaj, ndërsa Sajmir Smaka prokuror.
Ndërkohë asnjë shenjë pendese nuk vihet re në fytyrën e autorit. Ai u pyet disa herë se pse e bëri masakrën por nuk kishte asnjë reagim nga ana e tij. Ritvan Zykaj shikonte vazhimisht në drejtim të kamerave.
Akuza që rëndon mbi Ritvan Zykajt është ‘vrasje të dy ose më shumë pëerosnave në rrethana cilësuese’.
https://www.youtube.com/watch?v=0_ASi39HsZU
(B.H/Faxweb)