Kryeministri Edi Rama ka publikuar një bisedë në Whatsapp me një qytetar o cili o drejtohet për ndihmë pasi o kanë ndërprerë energjinë elektrike, duke pretenduar se nuk i bëjnë kontratë dritash vetëm prej mbiemrit, pasi vëllai i tij është borxhli.
Por ndërkohë që shpreh pesimizmin e tij, qytetarit me sa duket i është dhënë një zgjidhje, ndërkohë që në mesazhin vijues ndaj kryeministrit, thekson se ndihet i turpëruar që nuk i ka dhënë asnjëherë votën, por që nga ky nder, vetëm për Ramën do të votojë.
Nga ana tjetër, Rama i shkruan se nuk e kishte kërkuar këtë gjë as ta dinte, por ajo çfarë duhet përmendur është fakti se siç e shikoni në fotot e mposhtme, duket edhe portreti i vajzës së mitur të qytetarit, diçka që në ligjin shqiptar është e ndaluar të ekspozohet, konsideruar faktin kur bëhet fjalë për kryeministrin dhe një bisedë private.
(F.GJ/FAXWEB.AL)