Papa Françesku u takua dje, në orën 17.00, në Sallën Klementine, në Vatikan, me një delegacion prej 200 shqiptarësh, që kishin mbërritur në Romë me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Hero i Kombit shqiptar.
Mes personazheve të famshëm shqiptarë që ishin të pranishëm në event kishte dhe përfaqësues të politikës.
Mes tyre deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili ka publikuar në rrjetet sociale dhe një foto ‘selfi’ me këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa.
‘Me krenarinë tonë, Dua Lipa…live nga Vatican!”, shkruan Ndreu. Por ndjekësve të tij duket se u ka bërë ‘përshtypje’ që deputeti i PS del më i shkurtër se këngëtarja. Këtij konstatimi deputeti socialist i është përgjigjur me shaka ““Ishte e gjatë more… Mbi taka po”.
(B.H/Faxweb)