04:26 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

(FOTO) Në kërkim si ‘bosi’ bandës së heroinës në Itali/ Kush është “Super-Mario” që u kap në Fier

14:02 | 31/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
(FOTO) Në kërkim si ‘bosi’ bandës së heroinës në Itali/ Kush është “Super-Mario” që u kap në Fier

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për prodhim dhe shitje të narkotikëve është vënë ditwn e sotme në pranga.

“Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Mariglen Metushi, 32 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier”, njoftoi policia.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjykata Chieti, Itali, me vendimin e datës 08.10.2015, e ka dënuar në mungesë me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, shtuan të njëjtat burime.

Super Mario

“Super Mario Bross” është kodi që policia italiane i ka vënë operacionit që goditi grupin që merrej me shpërndarje droge, pas hetimeve te nisura nga viti 2014.

Sipas mediave italiane, emri i aksionit u vu pasi lideri i grupit quhej Mario, si emri i personazhit të video-lojës së famshme të viteve ’80.

Mariglen Metushi u cilësua nga hetuesit kreu i bandës së drogës, i cili jepte urdhra, duke menaxhuar grupin e shpërndarësve të kokainës në Frentano dhe Chietino.

Raportohet se kishte kontakte me grosistët më të mëdhenj të drogës në Theatine dhe Pescara. Në vitin 2014 një nga klientët e grupit të tij vdiq nga mbidoza. Droga vinte nga Italia Veriore dhe Roma dhe shitej nga grupi një çmim që varionte midis 70 dhe 100 euro për gram. Raportohet se kokaina fshihej duke e varrosur në pyllin e pishave të San Silvestro në Pescara ose në një shtëpi në Miglianico.

Pas arrestimit në Shqipërisë, pritet që për Mariglen Metushin gjykata të vendosë për ekstradimin e tij.

Si pjesë e grupit shqiptaro-italian mbi 10 perona janë akuzuar dhe shqiptarët Kastriot Metani, 47 vjeç, Hamit Dybeli, 42 vjeç, Arber Xhyheri, 27 vjeç Klodjan Ballshi, 28 vjeç.

Etiketa: MARIGLEN METUSHI
Pas

Betohet te presidenti anëtarja më e re e SPAK, kush ishin të pranishëm në ceremoni

Para

Mashtrim, tradhëti, ja shenjat që paralajmëron astrologia Meri Shehu

Para
Dasmë shumë shpejt, Meri paralajmëron këtë shenjë të jetë gati për lajme të mira

Mashtrim, tradhëti, ja shenjat që paralajmëron astrologia Meri Shehu

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.