Gazetarja e njohur e ekranit shqiptar Lira Burgija ka ndarë një lajm shumë të bukur me publikun. Ajo është në pritje të ëmbël për herë të parë!
Përmes një postimi në rrjetet sociale të shoqëruar me një foto gazetarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Ndërkohë në mediat rozë përflitet se familja e gazetares do të shtohet me djalë.
Lira ka qenë përgjatë një sezoni nën moderimin e emisionit “Pasditja” në Top Channel, ndërsa prej vitit 2018 ajo u bë pjesë e Vizion Plus, ku momentalisht është spikere lajmesh.