Natalia Kuznecova është kampione e Evropës për peshëngritje në bodibillding. Ajo e ka pasur pasion sportin dhe ngritjen e peshave qëkur ishte e vogël. Por nuk kishte as forcën dhe as vetëbesimin e duhur.
Palestrën e nisi në moshën 14-vjeçare, kur ishte vetëm 40 kg. Tani mund të ngrejë 240 kg. Sot ajo ka arritur një masë muskulore që ia kanë zili shumë modelë meshkuj.
Në Instagram e fyejnë shumë veta për fizikun dhe i thonë se duket shumë mashkullore. Por në sy nuk ia thotë asnjeri. Komenteve ajo u përgjigjet thjesht: “Bëj atë që di ta bëj mirë”.