22:59 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Foto/ Nipi vret gjyshin dhe del si ‘shpëtimtari’ i tij, si inskenoi grabitjen (E kishte rritur që foshnje)

08:36 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto/ Nipi vret gjyshin dhe del si ‘shpëtimtari’ i tij, si inskenoi grabitjen (E kishte rritur që foshnje)

Mbrëmjen e djeshme u raportua se pas një grabitje në banesë, një 69-vjeçar në Vlorë ishte paraqitur me fraktura të shumta në kokë në spital. Ndërkohë sot raportohet se i moshuari ka ndërruar jetë, dhe ai ka pasur një plagë të shkaktuar nga armë zjarri pas kokës.

Autori i vrasjes dyshohet se është nipi i tij, që për të fshehur krimin ngriti alibinë e grabitjes, dhe e dërgoi të moshuarin në spital. Mësohet se i riu ka shkaktuar rrëmujë në shtëpi, në mënyrë që të kamuflonte ngjarjen dhe ta paraqiste para uniformave blu si një grabitje në banesë.

Pas kësaj ai ka marrë rolin e shpëtimtarit duke e dërguar të moshuarin në spital. Por pak orë pas krimit të rëndë ai është penduar dhe ka treguar të vërtetën rreth ngjarjes.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës, ai ka pranuar krimin, si dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur armën. Ajo që e bën dhe më tragjike situatën është fakti se 69-vjeçari e kishte rritur i vetëm nipin, pasi prindërit e këtij të fundit kishin humbur jetën shumë vite më parë në një aksident rrugor.

Informacion paraprak që u dha mbrëmë nga ana e Policisë:

Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: nipi vret gjyshinvlorevrasje
Pas

Gara për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kush janë dy sfiduesit e Skënder Bruçajt

Para

Presionin e ka qeveria

Para
Kandidat për bashkinë e Tiranës? Manjani: Opozita të bashkohet me një kandidaturë jo politike

Presionin e ka qeveria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.