Vrasja e 35-vjeçarit grek që qëlloi mbi policinë shqiptare ka tensionuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe ka sjellë një sërë reagimesh.
Këtyre reagimeve u janë shtuar edhe tifozët e Partizanit, të cilët gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu, kanë shpalosur pankarta kundër grekëve.
Në stadiumin e kryeqytetit ka një numër të konsiderueshëm tifozësh, teksa mes mbështetësve të Partizanit dallohet edhe një parullë që ka lidhje me vrasjen e ekstremistit grek nga Forcat RENEA dje në Bularat.
Në këtë parullë shkruhet: ‘1 grek i vdekur, 1 bastard me pak’.
(B.B/ Faxweb.al)