Elona Kuburja, 15-vjeçarja nga Kruja e cila sensibilizoi mbarë opinionin publik, vuante nga një sëmundje e rrallë e si pasojë e të cilës humbi edhe betejen me vdekjen, pavarësisht trajtimit mjekësor mes shumë vështirësive, ku arriti të bindte qeverinë se jeta e një njeriu dhe në atë moshë është shumë e shtrenjtë.
Rasti i saj u bë shumë i njohur, pasi shumë të shqiptarë u sensibilizuan dhe në fund edhe qeveria shqiptare, që të mblidhnin para për kurimin e saj, por fatkeqësisht nuk ia doli mbanë.
Një fakt tronditës është zbuluar së fundmi dhe bëhet fjalë për gjestin të cilin ka bërë i ati i Elonës teksa vajza rënkonte në dhomat e spitaleve. Pavarësisht kushteve në të cilat jetonin dhe kritereve për të qenë e banueshme, ai kishte vendosur në shitje shtëpinë e tij që të siguronte të ardhura për shpëtimin e të bijës.
Siç shikohet edhe nga fotot e mëposhtme, banesa e familjarëve të saj lë për të dëshiruar, ndërkohë që me germa kapitale shkruehet në murin anësor të saj “SHITET”.
Elona Kuburja ishte vetëm 15 vjeç dhe luftoi për ditë të tëra me vdekjen në një nga shtratet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza e më pas në Turqi ku edhe gjeti vdekjen pak ditë më parë. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, e po ashtu e rrallë me të cilën janë të raportuara vetëm 250 raste në botë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)