Duket se bashkë me mandatet deputetët e rinj të opozitës kanë “pranuar” të ndjekin edhe modën e të veshurit të kryeministrit Edi Rama.
Njëra prej tyre është deputetja e LSI-së, Aurora Mara e cila edhe gjatë seancës së sotme, siç është vënë re edhe në ato të kaluarat ngjason gjithnjë e më tepër me Ramën.
Deputetja e LSI-së është parë me të njëjtat rroba, disa herë të cilave iu bën kombinime të ndryshme, por baza mbetet atletet, çitjanet dhe xhaketat e gjata.
Veshja që ka përdorur gjatë seancës së sotme plenare, siç shihet edhe nga krahasimi i mëposhtëm i fotove të siguruara nga Politiko.al, është një kopje në detaje e veshjes së kryeministrit Rama disa muaj më parë e cila shkaktoi jo pak debate në kohën kur në parlamnet ishte “opozita e vjetër”.
Prej më shumë se dy muajsh disa nga deputetët që janë bërë pjesë rishtazi në Kuvendin e Shqipërisë, nuk janë asgjë më shumë se sa ‘modelë’ që u pëlqen rehatia dhe prestigji i karriges së deputetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)