Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në të gjithë botën, në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit shtet mbyllën kufijntë ndërmjet tyre.
Kështu një pjesë e emigrantëve shqiptarë që mbetën jashtë vendit, nëse do të riatdhesoheshin ishin të detyruar nga qeveria që të karantinoheshin në hotele për 14 ditë, që mos të përhapet virusi.
Ndërkaq të shumta kanq qenë shqetësimet e tyre brenda në hotel, ku një pjesë e madhe e kanë konsideruar kosto të lartë qendrimin në hotele, ndërkohë që edhe kushtet për të cilat paguajnë nuk janë të mira.

Një emigrant i cili është karantinuar në një hotel të vendit, ka zbuluar edhe menunë e tij të drekës, ku sipas tij nuk është e bollshme, pasi ka paguar 350 euro bashkë me biletën kthimit nga Italia.

Discussion about this post