Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në afërsi të rrugës Petro Nini Luarasi. Fax News raporton se një 18 vjeçar ka shtënë 2 herë në ajër me një pistoletë.
Sipas informacioneve të policisë mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja.
Më datë 26. 07. 2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.