Disa fotografi alarmante nga Italia, tregojnë pacientët me koronavirus duke u trajtuar në kujdes intensiv në një spital në veri të vendit ku 16 milionë njerëz po mbahen në karantinë 24 orë në 24.
Fotografitë tregojnë pacientë të rrethuar nga tela dhe tuba që trajtohen nga mjekët veshur me kostume mbrojtëse me doreza, syze dhe maska për fytyrën në spitalin e Kremonës.
Disa pacientë janë shtrirë barkas në shtretërit e tyre spitalorë, ku edhe ndodhen në kujdes intensiv për të përmirësuar nivelin e oksigjenit në gjak.
Spitali ndodhet në Lombardi që është edhe një prej rajoneve të izoluar në masat më të rrepta pas vendeve më të prekura në Kinë.
Kryeministri i Italisë mbrëmë iu kërkoi qytetarëve tu binden vendimeve të marra duke deklaruar se është koha për të qenë përgjegjshëm ndërkohë që në karantinë u vendosën edhe Venecia dhe Milano.
“Ne duam të mbrojmë shëndetin e të gjithë qytetarëve, jemi të vetëdijshëm se kjo do të krijojë shqetësim dhe se këto masa do të jenë një sakrificë, e madhe. Por është koha për të qenë të përgjegjegjshëm. Të gjithë duhet t’i respektojmë dhe mos t’i shmangemi këtyre masave.”- tha kryeministri i Italisë.