08:40 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Foto/ Përkeqësohet moti: Përmbytet Gjirokastra, Kukësi pa drita

09:28 | 07/11/2016
në Kryesore, Te Fundit
0

Mëngjesin e sotëm i gjithë vendi i zgjuar nën prezencën e shirave me intensitet të lartë. Deri tani janë raportuar përmbytje në disa zona në Gjirokastër.

Reshjet e dendura të shiut ka bërë që në të gjitha rrugët e qytetit të ketë probleme në qarkullim, madje disa prej tyre edhe janë bllokuar.

Niveli i lartë i ujit ka bërë që edhe rruga naciolane Gjirokastër-Kakavijë të bllokohet. Po ashtu raportohet prezencë të madhe uji ka edhe në rrugët hyrëse të qytetit.

gjirokaster_1478504600-2146247gjirokastra-sot3-768x461_1478504600-6796093gjirokastra-sot5-768x461_1478504599-8221355

Ndërkohë situata në Kukës përsa i përket përmbytjeve raportohet se rrugët e qytetit janë mbushur me ujë. Gjithashtu një defekt i shkaktuar në Fierzë ka lënë pa energji të gjithë qytetin që prej mbrëmjes së djeshme.

Sot përkeqësohet moti, MB jep alarmin: Rrezik përmbytje

Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin për shkak se duke filluar nga mesdita e sotme pritet një përkeqësim i motit, me reshje të shumta që mund të shkaktojnë përmbytje.

Buletinet e instituteve të specializuara meteorologjikë njoftojnë se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

Përveç përmbytjeve, reshjet mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës në zona të caktuara. Situata pritet të përkeqësohet në datën 8 nëntor, sidomos në njësitë administrative të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës.

Ministria e Punëve të Brendshme këshillon shtetasit në zonat që mund të preken nga përmbytjet, të minimizojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos të fëmijëve të vegjël, të pa shoqëruar nga të rriturit.

MPB kërkon nga shtetasit që t`u binden lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave.

Pas

Kanosja në Sheshin Nënë Tereza/ 18 vjeçarit i marrin orën ‘Guess’ dhe telefonin ‘Samsung’

Para

Video/ Tornado godet Romën, dy të vdekur, shkatërrime të mëdha

Para

Video/ Tornado godet Romën, dy të vdekur, shkatërrime të mëdha

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.