Në fakt pavarësisht sesi do shkojnë sot negociatat mes Ramës, Bashës dhe Partive të tjera. Një moment do mbetet gjatë në kujtesë dhe është padyshim që qëndrimi i Ramës pas kurrizit të Bashës.
Kur u mendua se PS-ja nuk do të ishte pjesë e takimit, Rama u shfaq me kostumin sportiv, pas Bashës dhe e ftoi atë të shkonin brenda. Madje e tërhoqi dhe prej krahu.
Kujtojmë se Rama nga Elbasani nuk u duk dhe shumë optimistë.
‘’Ajo që është zhvilluar nuk është një negociatë mes meje dhe Lulzimit, e kam thënë që në takimin e fundit te Presidenti, që për mua çështja ka mbaruar. Dhe që kur nuk pati një reagim pas tërheqjes nga Kavaja unë nuk kam më çfarë bidedoj. Ashtu siç janë dorëzuar partnerët tanë europianë, dhe këtë e thotë dhe letra e eurokomisionerit Hahn.
Kjo është një përpjekje e partnerëve amerikanë. Unë nuk flas në emër të Amerikës, ata e bëjnë. Ata po përpiqen ta bëjnë, po përpiqen të turbullojnë opinion publik. Basha ka në tavolinë një propozim timin dhe sa më takon mua bën mirë që ta pranojë, një gjë është e sigurt ne nuk luajmë me Shqipërinë, nuk luajmë me njerëzit e këtij vendi’’, u shpreh Rama ndër të tjera sot në Elbasan.
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1829″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post