Foto pikëlluese kanë dalë në pah nga pasojat e tërmetit apokaliptiok me magnitudë 6.4 ballë ndodhur mëngjesin e 26 Nëntorit në Shqipëri, e që shkaktoi pasoja të parikuperueshme, me dhjetra jetë njerëzish të humbura e qindra persona të tjerë të plagosur në gjithë vendin.
Qindra pallate, banesa private dhe biznese janë shembur ndërsa ende nuk ka një raport paraprak nga autoritetet lidhur me vlerën e dëmeve që janë shkaktuar.
Ndërkohë pamjet e mëposhtme i përkasin një vile 4 katëshe, kati i parë i të cilës është fundosur nën tokë dhe që mësohet se ka shërbyer si restorant.
Objekti ndodhet në Durrës, 100 metra larg hotel “Mia Mare” ku shembja e të cilit shkaktoi edhe viktima.
(F.GJ/FAXWEB.AL)