Fax News ka siguruar një dokument të autoriteteve të Luksemburgut, të cilat e kanë shpallur Aldo Gjini në kërkim ndërkombëtar dhe e cilësojnë si një nga më të rrezikshmit të Europës.
Organet e drejtesise se Luksemburgut dyshojne për vrasje në tentativë më 24 nëntor 2020 në Qytetin e REMICH (Grand-Dukati i Luksemburgut).
Aldo Iamandi (Gjini) qëlloi me një pistoletë dhe plagosi rëndë një person. Që kur ai u largua nga vendi i krimit, vendndodhja e tij nuk dihej ndërsa mbrëmjen e sotme terrorizoi Tiranën.
Më 11 Shkurt 2021, u lëshua një Urdhër Arresti Evropian dhe nje Nderkombetar ndaj tij. Hetimet kanë vërtetuar se i arratisuri jetonte në Belgjikë (Bruksel) në vitin 2020 dhe atje përdorte automjetin Mercedes G AMG.
Urdherarresti nderkombetar:
LUKSEMBURG FAST po kërkon Aldo IAMANDI, i cili dyshohet për vrasje në tentativë më 24 nëntor 2020 rreth orës 10.30 pasdite në Qytetin e REMICH (Grand-Dukati i Luksemburgut).
I dyshuari Aldo IAMANDI qelloi me një pistoletë dhe plagosi rëndë një person. Që kur ai u largua nga vendi i krimit, vendndodhja e tij nuk dihet.
Më 11 Shkurt 2021, u lëshuan një Urdhër Arresti Evropian dhe një Urdhër Arrest Ndërkombëtar. Duhet të përmendet se i dyshuari mund të ketë ende armën e tij të zjarrit.
(28 Prill 2021): Hetimet kanë vërtetuar se i arratisuri jetonte në Belgjikë (Bruksel) në vitin 2020 dhe atje përdorte automjetin Mercedes G AMG !!!
Rikujtojme se mbremjen e sotme, Aldo Gjini ka plagosur dy te rinjte Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, pas nje sherri per motive banale ne rrugen Todi Shkurti ne Kryeqytet. (Lexo ketu)
Fax News mësoi po ashtu se Aldo Gjini është arrestuar në 2016 nga policia italiane si pjesë e një bande shpërndarësish të lëndëve narkotike në qytetin e Askolit. Gjini në atë kohë 26 vjeç, ra në pranga bashkë me vëllain e tij Andis Gjini, ndërsa Kelvin Strati u la në arrest shtëpiak.
Banda e ngritur nga shqiptarët furnizonte me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Askoli. Në momentin e arrestimit shqiptarëve dhe një të riu italian, iu gjetën 250 gramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash.
(E.H/Faxweb.al)