Rana Azap, e cila punonte në departamentin e financave të ndërrmarrjes së parave kripto ‘Thodex’, iu vendosën prangat ditën e sotme.
Sipas mediave turke Rana Azap, pas largimit të bosit të kriptomonedhës Faruk Fatih Özer, Rana ishte një nga tre emrat më të rëndësishëm të përmendura në hetim.
Ndërsa dy të tjerë të cilët janë në kërkim nga policia turke janë: Zhvilluesi i softuerit, Oral Çınar, si dhe Zuhal Özer, gruaja e të vëllait, Güven Özer.
Nga ana tjetër, sipas informacionit të marrë, konsiderohet se Faruk Fatih Özer është ende në Shqipëri.
U përcaktua se shuma e madhe e parave që Özer solli me vete u përdor si ryshfet, duke u fshehur nga ish-administratorët lokalë dhe mafia në Shqipëri.
(H.H/Faxweb.al)