Pas përfundimit të ultimatumit që studentët i vendosën kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të tyre, protesta e tyre është përshkallëzuar.
Studentët janë ndarë në 3 grupe, një para Ministrisë së Arsimit, një para Kryeministrisë dhe një tjetër tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.
Tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, studentët, kanë “kërcënuar” kryeministrin Edi Rama me një parrullë “Prano kërkesat se i thirrëm kuksianët”, duke ju referuar protestës për vendosjen e tarifës në rrugën e Kombit, ku qytetarët kuksianë detyruan kryeministrin të tërhiqej nga tarifa fillestare.
(M.Q/Faxweb.al)