Ditën e djeshme në një intervistë për televizionin Fax News i burgosuri Fisnik Hasi ka shprehur dëshirën për të ndrihmuar familjen Rexha, në mënyrë që të bëhet e mundur kthimi i trupit të Mentor Rexhës në familjen e tij në Shkodër.
Hasi ka nisur një shumë prej 200 eurosh në Fax News, për familjen e Mentor Rexhës i cili u masakrua në burgun e Franës, dhe shuma e paravë është dorëzuar ditën e sotme për mamanë e të riut, e cila ka shprehur dhe falenderimet për të.
I burgosuri në Greqi tha se i bashkohet dhimbjes së familjes duke i ditur vuajtjet e të burgosurve shqiptare në Europë dhe indiferencen e shtetit shqiptar.
Lekët u dorëzuan nga gazetarja e Shkodrës Emi Kalaja tek familja Rexha e cila kërkon zbardhjen e vdekjes së djalit të tyre në burgun e Francës, por gjithashtu dhe ndihmë për tërheqjen e trupit të tij të pajetë.