Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga zhvillimi i protestës së paralajmëruar nga opozita, është marrë vendimi që të rrëthohet pjesa më delikate e godinës së kryeministrisë.
Në pjesën e hollit të kryeministrisë kanë nisur të vendosen disa skele të cilat do të shërbejnë me sa duket për të mbrojtur nga dëmtimet e mundshme pjesët më delikate të godinës.
Opozita ka paralajmëruar vazhdimisht se protesta nuk do të jetë politikës por e qytetarëve dhe sipas saj, do jenë qytetarët ata që do të vendosin për formën e saj.
Ndërkohë që disa anëtarë të qeverisë janë shprehur më herët se ka informacione se në protestë do të marrin pjesë persona me precedent penal ç’ka sipas tyre, mund të rrezikojë mbarëvajtjen e protestës e cila mund të pericipitojë edhe në skena dhune.
Gjithashtu aktorët ndërkombëtarë në vend kanë bërë thirrje vazhdimisht që portesta të jetë paqësore dhe qytetare pasi çdo lloj dhune sipas tyre do të ishte e papranueshme.
Nga ana tjetër është bërë e ditur se kryeministri Rama me 16 shkurt, ditën kur edhe do të zhvillohet protesta, do të jetë në Vlorë në kuadër të takimeve “Për Bashkinë që duam”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)