Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati mori pjesë në një takim të vecantë me Presidentin e PACE, i sapozgjedhur Z. Michele Nicoletti, (deputet italian i Grupit Socialist).
Bushati më anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luajë KiE edhe Asambleja si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tone.
“Gjithashtu, u trajtua mbështetja e Kosovës, për afrimin e mëtejshëm të saj me KiE-në, në funksion të vendosjes së një dialogu konstruktiv me delegacionin e Kosovës në Asamble. Angazhimi i Kosovës me Asamblenë do të kontribuojë në drejtim të forcimit të stadardeve demokratike në vend, dhe forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon.
Është në interesin e të gjithë palëve, një rajon Ballkanik në paqe, demokraci dhe prosperitet: Ndaj dhe angazhimi politik nga EU dhe integrimi yne ne Europë jane procese kapitale që ndihmojnë këdo në Ballkan por dhe Europë.” shkruan më tej Bushati.
Postimi i plotë
1 SHTET & 1 HAP NË BASHKIMIN EUROPIAN: PËR INTEGRIMIN BASHKË ME OPOZITËN!
Delegacioni shqiptar, u prit në një takim të vecantë nga Presidenti PACE i sapozgjedhur Z. Michele Nicoletti, (deputet italian i Grupit Socialist) të cilin e përgëzova; dhe garantova në detyrën e tij me mbështetjen e gjithë faktorit shqiptar në Këshillin e Europës.
Gjatë takimit, diskutuam mbi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luajë KiE edhe Asambleja, si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tonë, dhe më gjerë në rajon. Në këtë kontekst, u nënvizua, kontributi i KiE për përmbushjen e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, dhe rritjes së paqes dhe sigurisë në rajon.
NE Shqiptarët … jemi Europianë: Meritojmë të jemi në Evropë sepse ndajmë vlerat europiane.
Po ashtu, diskutuam për zgjedhjet demokratike të 2017, Refomën në Drejtësi dhe stabilitetin politik të një qeverie: tashme që nuk ka presione koalicionesh politike për të kompromentuar shpejtesinë dhe thellesinë e Reformës në Drejtësi.
Gjithashtu, u trajtua mbështetja e Kosovës, për afrimin e mëtejshëm të saj me KiE-në, në funksion të vendosjes së një dialogu konstruktiv me delegacionin e Kosovës në Asamble. Angazhimi i Kosovës me Asamblenë do të kontribuojë në drejtim të forcimit të stadardeve demokratike në vend, dhe forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon.
Është në interesin e të gjithë palëve, një rajon Ballkanik në paqe, demokraci dhe prosperitet: Ndaj dhe angazhimi politik nga EU dhe integrimi yne ne Europë jane procese kapitale që ndihmojnë këdo në Ballkan por dhe Europë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post