Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, Kryeministri Edi Rama ka ‘goditur’ përsëri me veshjen e tij.
Ajo që ra në sy këtë herë është fakti se kreu i qeverisë kishte veshur një xhup të madh kundra shiut, tutat e tij të preferuara dhe këpucë të zeza serioze.
Nga pamjet që shikohen në videon e transmetuar nga ERTV, bie në sy detaji ku Rama ka veshur dy palë tuta, siç dallohet edhe në foto një palë janë më të shkurtra.
Ndërkohë që zyrtarët e tjerë, si Presidenti Meta dhe kreu i Kuvendit, Ruçi kanë zgjedhur veshje klasike dhe të përshtatshme për këtë ceremoni.
(F.GJ/FAXWEB.AL)