Ditën e sotme u raportua nëpër media se teksa kryeministri, Edi Rama ishte shfaqur në videon live nga shtëpia e tij në Surrel, në pamje shikohet përkrenarja e Skënderbeut që ndodhet në Kryeministri.
Lidhur me këto lajme ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga i cili shprehet se reagimi i tij vjen pasi “kjo është një fantazi që arriti në pikën që të shkruhet në portalet e infektuara se qenka vjedhur përkrenarja e Skënderbeut nga kryeministri”.
Fuga ka publikuar një foto të saj ku thotë se pret në korridor meremetimin e Sallës së Hartave ndërsa jep edhe sugjerime se ku mund ti bëjmë kopjet e saj.
“Meqë fantazia arriti ne piken qe te shkruhet ne portalet e infektuara se qenka vjedhur perkrenarja e Skenderbeut nga kryeministri, ja ku eshte perkrenarja origjinale qe pret ne korridor meremetimin e Salles se Hartave! Kopje mund te porosisni tek Argjendari Pirro dhe t’i gezoni!”, shkruan Fuga.
(F.GJ/FAXWEB.AL)