Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga zjarret masive që përfshinë periferinë e kryeqytetit grek Athinë.
Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Lajmin për vdekjen e 26 personave të tjerë e konfirmoi për televizionin shtetëror grek Kryqi i Kuq.
“Për fat të keq kemi gjetur 26 trupa të djegur, midis dy shtëpive”, tha Nikos Ekonomopoulos, kryetar i Kryqit të Kuq Grek, për televizionin shtetëror grek.
Mëngjesin e së martës zyrtarisht u raportua se kanë humbën jetën 24 persona nga zjarret, ndërkohë që qindra persona janë plagosur.
Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pjesët lindore dhe perëndimore të Athinës.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca të ushtrisë dhe po përdoren edhe helikopterë, ndërsa ende në rrezik ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend.
(M.Q/Faxweb)