Futbollisti i njohur Frenk Riberi ka rinovuar kontratën zyrtarisht ditën e sotme, edhe për një sezon tjetër me Bajernin e Mynihut. 35-vjeçari, do të qëndrojë deri në sezonin 2019 me bavarezët, duke e çuar 12 në total karrierën me kampionët e Gjermanisë.
Francezi e ka lajmëruar edhe në një postim në Instagram arritjen e marrëveshjes për kontratën e re, ku ndër të tjera shkruan në anglisht, se është krenar për këtë njoftim, dhe që do të vazhdojë karrierën me kampionët gjermanë.
Por, një batutë e ka lënë edhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, i cili pasi e uron për rinovimin shkruan: “Bravo vëlla. Shënim: nuk besoj se e ke bërë ti këtë shkrimin në anglisht”, duke u tallur kështu me francezin, të cilin e ka pasur edhe shok tek Marseja.