Kanë mjaftuar pak ditë më temperature të ulta dhe kjo për tu përballur me një pamje të tillë në lagjen “Çfake”, në qytetin e Gjirokastrës.
Ndërsa pamjet e mëposhtme ngjajnë në një pistë të pjerrët patinazhi, në fakt rruga është e mbuluar e gjitha nga akulli ç’ka vështirëson lëvizjen e këmbësorëve por edhe të mjeteve duke përbërë rrezik real për aksidente.
Rrjedhja e ujit në këtë lagje dhe ngricat për shkak të temperaturave të ulta janë prezente dhe bëjnë që qytetarët apo edhe drejtuesit e automjeteve ta kenë shumë të veshtirë kalimin në të, nderkohë që nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, raportohet se ende nuk është marrë asnjë masë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)