Po mbahet Samiti i Partive Popullore Evropiane, ndërsa merr pjesë edhe Partia Demokratike me përfaqësuesit e saj.
Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi ndonëse prej vitesh nuk ka poste drejtuese në Itali, vijon të jetë një prej figurave më interesante të së djathtës evropiane.
Në këtë Samit, përfaqësueset e Partisë Demokratike kanë shfrytëzuar mundësinë për të patur një kujtim nga ish-kryeministri italian, teksa foton e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.
Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku janë fotografuar në krah të ish-kryeministrit Berlusconi.
Tre ish-deputetet janë pjesë e delegacionit që udhëhiqet nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mbajti edhe një fjalim përpara të pranishmëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)