Shefja e reanimacionit të senatoriumit në Tiranë Alma Cani është suprizuar gjatë ditës së sotme nga një dhuratë që ka marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Teksa ka postuar një foto me emrin e saj në shpinë, Cani shprehet e emocionuar nga ky gjest i FSHFsë, ndaj bluzave të bardha, që këto ditë janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
“Një falenderim të përzemërt FSHF-së për mbështetjen morale karshi bluzave të bnardha, duke na dhuruar simbolin kuqezi të kombëtares sonë, shprehje e unitetit të këtij momenti historik për të gjithë Shqipërinë”, shkruan Cani në një postim në rrjetet sociale.
Spitali i Senatoriumit është bërë prej disa ditësh Covid 2, dhe po pret rastet më të rënda të të sëmurve me koronavirus, veçanërisht të atyre që shfaqin probleme të rënda me mushkëritë dhe frymëmarrjen.
Discussion about this post