Ka dalë sërish në qarkullim i zhveshur rrugëve personi që pak ditë më parë u mor në polici për sjellje të pahijshme në publik.
Por me sa duket ai nuk e ka marrë parasysh paralajmërimin e policisë dhe ndërsa është parë në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar ku dhe është fotografuar i zhveshur.
Policia ka njoftuar së pas shoqërimit ai është marrë në pyetje, në prani të psikologut por pa zbuluar dot gjeneralitetet, ndërsa dyshohet së vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.06.2019, në lagjen nr.8, Durrës, gjatë patrullimit Efekivet e Policësë kanë pikasur një person në rrugë, i cili bënte veprime të pavullnetshme.
Shtetasi në fjalë është pyetur nga ana e uniformave blu në prani edhe të psikologut, por nuk jep të dhëna mbi gjeneralitetin apo vendin e banimit dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Është rreth 1.75 cm i gjatë, pak i mbushur , rreth 40 vjeç, me flokë të prera shkurt dhe pak të thinjura.
Policia po punon për identifikimin e personit.