Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri morën vëmendjen e mediave botërore dhe shkaktuan lumë reagimesh pasi bënë simbolin e Shqiponjës pas golave që i shënuan Serbisë.
Gjithashtu dy futbollistët shqiptarë u dënuan dhe me nga 10 mijë franga nga FIFA. Megjithatë pavërësisht kësaj Granit Xhaka ka bërë një postim mjaft interesant në rrjetet socilae ku ka publikuar një foto me Xherdan Shaqirin ndërsa bashkangjitur saj shkruan “Le ta bëjmë sërish vëlla”.
Mbetet për tu parë nëse Xhaka e ka fjalën për Shqiponjën apo për një tjetër fitore pas asaj të Serbisë.
Zvicra do të përballet sonte me Kosta Rikën në orën 20:00.
(B.H/Faxweb)