Zaimina Vajsari publikoi ditën e sotme kartolinën e saj të Krishtlindjeve me të bijën, Khloe. Nënë e bijë ishin veshur me të kuqe dhe pozonin pranë ambientit festiv, të dekoruar me babagjyshë dhe pemën që shndërrinte nga zbukurimet!
“E vogla ime Khloe, këtë fundvit, kam gjithë botën në duart e mia, të kam ty. Faleminderit Zot”,-shkruan Zaimina krahas fotos në fjalë.
Mirëpo, kjo nuk ishte e gjitha! Surpriza e vërtetë e këngëtares ishte fotoja e dytë, ku shfaqej vogëlushja Khloe me dy motrat e saj. Madje, Khloe kishte kombinuar edhe veshjen me motrat e saj dhe shikonte plot ëmbëlsi përpara kameras.