Vizita e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, në takimin ërmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore është shoqëruar me përplasje midis policisë dhe protestuesve që përkrahin opozitën.
Ndërkohë në këtë tubim u vu re edhe prezenca e lartë e policisë, forcave të Gardës së Republikës që kishin mbërritur për të garantuar mbarëvajtjen e takimit.
Faxëeb.al ka siguruar pamje të personave të armatosur që men dohet të jenë pjesë e gardës të cilët kanë hipur mbi majën e pallateve dhe vëzhgojnë përgjatë gjithë kohës aktivitetin e kryeministriot por edhe lëvizjet e protestuesve.
Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga nisja e procesit të votimit, palët politike ende mbeten të vendosura dhe të palëkundura në qëndrimet e tyre sa I përket datës së zhvllimit të zgjedhjeve vebndiore. Ndërkohë që në shumicën e qyteteve në vend protestat kanë qenë të vazhdueshme dhe ndonjëherë janë shoqëruar edhe me përplasje fizike midis Policisë dhe protestuesve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)