Pothuajse e gjithë Shqipëria gjendet sot nën pushtetin e dëborës si pasojë e masave ajrore siberiane që parashikohet të vijojnë deri në fund të kësaj jave.
Bora dhe ngricat i kanë vështirësuar punët jo vetëm në akset rrugore apo në shkolla por edhe në ndeshjet e pritshme të Kategorisë Superiore në futboll.
Nga burime të Fax News mësohet se stadiumi Zeqir Ymeri në Kukës ka filluar procesin e pastrimit pasi ditën e nesërme, Kukësi pret në shtëpi kampionët e Skënderbeut.
Ndeshja e nesërmes mes Kukësit dhe Skënderbeut, është e vlefshme për javën e 22 të Superligës dhe do të nisë në orën 13:00 në Stadiumin Zeqir Ymeri.
Më poshtë, foto e stadiumit të Kukësit ditën e sotme, i mbuluar nga bora.