Pas protestës së opozitës ditën e djeshme, ku policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës, disa prej tyre mbetën të lënduar. Mes protestuesve është lënduar edhe ish-deputeti i PD-së, Anton Frrokaj i cili ndodhet i shtuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Lajmin e ka bërë të ditur një miku i tij në rrjetin social Facebook, ku shkruan se ai ndodhet në spital për shkak të genocidit të ushtruar dje para Kuvendit të Shqipërisë me lëndë helmuese.
“Me ish-deputetin e Partise Demokratike Anton Frrokaj në spital, me kriza të rënda respiratore. Pasojat e genocidit te ushtruar dje, perpara Kuvendit të Shqiperisë, me Lënde Helmuese Luftarake (LHL)”- shkruan Florian Dani.