43 vjeçari Dalibor Jaukovic, dyshohet se, është personi që mbrëmë ka hedhur bombën në oborrin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, ndërsa më vonë hodhi dhe vetën në erë, me anë të eksplozivit.
Gazeta “Vijesti” shkruan se, Jaukovicka jetuar në Podgoricë ndërsa është i lindur në Kralevë të Serbisë.
Siç shkruan gazeta e Podgoricës në shpërthim nuk ka pasur viktima tjera, ndërkohë që motivi i sulmit mbetet i panjohur.
Sipas banorëve nuk ishte një por dy shpërthime të njëpasnjëshme, raporton Express.
Policia menjëherë bllokoi Bulevardin “Revolucioni”, që nga ndërtesa e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare e deri te Ambasada e Amerikës.
Qeveria malazeze konfirmoi herët në mëngjes se një sulmues i panjohur hodhi një granatë dore në Ambasadën amerikane në Podgoricë në mesnatë dhe pastaj vrau veten duke aktivizuar një pajisje tjetër shpërthyese.
Gjysmë ore pas mesnatës përpara Ambasadës së SHBA-ve, një person bëri vetëvrasje me një mjet shpërthyes. Pak para vetëvrasjes, fytyra e Ambasadës së SHBA-së hyri në një nga pajisjet shpërthyese nga kryqëzimi në Qendrën Sportive.
Në të gjitha gjasat, sipas medieve, askush tjetër nuk u dëmtua dhe nuk u shkaktuan dëme materiale.
Me këtë rast, Departamenti i Shtetit në Uashington njoftoi se Ambasada Amerikane “po kryen aktualisht një kontroll të brendshëm për të konfirmuar sigurinë e stafit të saj”, raportoi AP.
(M.Q/Faxweb)