08:19 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Sulmohen bizneset e shqiptarëve në Kumanovë, i vihet zjarri edhe makinës së prokurorit Xhelal Bajrami. Incidentet ndëretnike trazojnë Maqedoninë e Veriut

12:09 | 02/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Sulmohen bizneset e shqiptarëve në Kumanovë, i vihet zjarri edhe makinës së prokurorit Xhelal Bajrami. Incidentet ndëretnike trazojnë Maqedoninë e Veriut

Disa incidente radhazi të qëllimshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës. Një lokal, disa makina dhe si pasojë edhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarret që dyshohet se janë vënë qëllimisht. I është vënë flaka zyrës për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përballë Gjykatës Themelore në Kumanovë.

E njëjta, sipas mediave, si subjekt rezulton në emrin e Fitor Jakupit, këshilltar në Kuvendin Komunal të Kumanovës. Disa metra më lart përballë vendit të quajtur Garnizon i është vë flaka makinës së prokurorit, Xhelal Bajrami. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dyshohet se zjarri i është vënë makinës përmes disa shisheve që nuk përjashtohet mundësia që të jenë koktej molotovi.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Gjithashtu, makina është tentuar t’i digjet edhe një koloneli me inicialet E.D, por që është përfshirë vetëm pak nga flaka dhe pa pasoja. Ndërkohë një tjetër makinë e cila është djegur si rezultat i këtij akti, në flakë është përfshirë edhe një shtëpi fasada e të cilës mësohet se është djegur pjesërisht por që zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë.

 

 

Jo zyrtarisht mësohet se në asnjë prej vendeve ku është vënë zjarri nuk kanë punuar kamerat e sigurisë, pikërisht në momentet e zjarrvënies.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të dyshuarit të kenë përdorur bllokues të kamerave, përkatësisht bllokues të internetit që ndërpret filmimet në kamerat e sigurisë. Prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pjesë e makinave të djegura janë konfiskuar si prova materiale për hetimet e mëtejme.

Pas

Masa e sigurisë, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Para

Vengu thirrje të rinjve të aplikojnë në Forcat e Armatosura: Mundësi për t’i shërbyer atdheut

Para
Vengu thirrje të rinjve të aplikojnë në Forcat e Armatosura: Mundësi për t’i shërbyer atdheut

Vengu thirrje të rinjve të aplikojnë në Forcat e Armatosura: Mundësi për t’i shërbyer atdheut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kinë/ Sot 36-vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen ku vdiqën 10 mijë njerëz

Mijëra myslimanë nisin Pelegrinazhin e Haxhit mes temperaturave të larta dhe masave të sigurisë

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit, rreth 12 mijë të mitur të vrarë vetëm në 2023

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës! Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Hëna e plotë e këtij qershori do të jetë më e ulëta në dekada, një ngjarje e rrallë në qiell

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit

“Zona luftimi”, Izraeli paralajmëron palestinezët të mos udhëtojnë në rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza

Pakti i ri midis Melonit dhe Macronit: Le ta mbrojmë Evropën së bashku

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që rrit tarifat doganore për çelikun dhe aluminin në 50%

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.