Një ndër personazhet më të përfolur dhe të komentuar në mediat shqiptare, pas pjesëmarrjes së saj në emisionin “Xing me Ermalin” ësjtë edhe ish-velina Kejvina Kthella.
Mjaft aktive në llogarinë në Instagram, Kthjella shpesh publikon foto apo video ku pasqyrohen disa nga momentet më kulminante apo interesante të përditshmërisë së saj.
Ditën e sotme bukuroshja ka gdhendur në trup një tatuazh mjaft domethënës dhe nuk ka ngurruar që ta ndajë me ndjekësit të cilët e kanë pëlqyer tej mase.
“Energji engjëlli” është tatuazhi që Kejvina ka vendosur që të bëjë dhe për hir të së vërtetës është mjaft i këndshëm, siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme.
Discussion about this post