Modelja Oriola Marashi duket se është në një lidhje dashurie me sulmuesin e kombëtares tonë, Eros Grezda.
Pushimet e festave të fundvitit, Oriola preferoi t’i kalonte në Meksisë, por duket se të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Grezda. Së bashku, ata kanë pozuar para pasqyrës të kapur përdore, çka të fut në dyshime se janë në një lidhje dashurie.
Kujtojmë që Eros Grezda është transferuar në Angli dhe që pas kësaj lëvizjeje, gjërat me kombëtaren shqiptare nuk po i ecin shumë mirë sepse nuk po aktivizohet shumë në lojë.