Edhe pse kanë llogari bankare në shuma marramendëse, shumë personazhe të famshëm kanë maninë e vjedhjes. Ja disa nga rastet më të çuditshme ku aktore dhe këngëtare të njohura me famë botërore kanë qenë protagoniste.
Wynona Ryder, është kleptomania më e famshme e Hollywood-it. Në vitin 2001, aktorja u xhirua duke vjedhur veshje të ndryshme në një dyqan të Beverly Hills. Një vit më vonë u dënua me tre vjet liri me kusht, 3 mijë e 700 dollarë gjobë dhe 480 orë pune në shërbim të komunitetit. Ky skandal i ka bërë shumë dëm karrierës së saj.
Lindsay Lohan, aktorja është një nga “pasueset” më të denja të Wynona Ryder. Problemeve të saj me alkoolin dhe drogën i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së një varëseje me vlerë 2 mijë e 500 dollarë nga një argjendari e Kalifornisë.
Katy Perry, këngëtarja ka pranuar në një intervistë se ka vjedhur dhe vazhdon të vjedh nga një jastëk nga çdo hotel në të cilin ka qëndruar. Kjo është një mani e saj për të bërë koleksione me jastëkët.
Megan Fox, aktorja bukuroshe ka vjedhur një shkëlqyes buzësh kur ishte adoleshente, dhe sot e kësaj dite rrjeti që zotëron dyqanet nuk e lejon protagonisten e ‘Transformers’ të hyjë në dyqanet që ka në Florida pavarësisht famës dhe pasurisë që zotëron aktorja.