Është tensionuar situata në protestën që po zhvillohet para Kuvendit. Ka pasur përplasje mes Policisë dhe protestuesve ku këta të fundit kanë hedhur shashka dhe kapsolla.
Por ndërsa protestuesit kanë tentuar të çajnë disa herë kordonin e policisë para Kuvendit, një grup protestuesish kanë larguar me dhunë një djalë të ri duke e sharë “o spiun” pasi ata kanë menduar që ishte një efektiv policie i infiltruar.
Ai ishte i veshur me bluzë gri me kapuç, ndërsa nuk kanë munguar grushtet dhe shkelmat mes palëve.
I riu është fiksuar duke u larguar nga protesta, ndërsa nuk e ka hequr kapuçin nga koka në asnjë moment.
Protestuesit kane thënë dhe më herët thonë që ka të infiltruar mes tyre,por situata e tensionuar është qetësuar pasi kanë ndërhyrë Gazmend Bardhi dhe Luçiano Boçi.
Por dhe pas zhvendosjes së protestuesve nga Kuvendi para Piramidës, janë shënuar përplasje të tjera fizike mes protestuesve dhe 2 ‘spiunëve’ siç u etiketuan prej tyre(lexo).