Polemika pa fund ka pasur dje në ndeshjen Fiorentina-Inter, e cila përfundoi me rezultatin 3-3. Penalltia e akorduar në minutën e 96-të në favor të vjollcëve për një prekje me dorë, krah apo gjoks, ende një mister në fakt, ka bërë që zikaltrit të tërbohen.
Mes futbollistëve të Interit që e kanë humbur toruan ka qenë Gagliardini, që ka vrapuar t’i tregojë arbitrit Abisso se kishte gabuar. Me një telefon në dorë, mesfushori i tregoi momentin e prekjes së D’Ambrosios, duke i shpjeguar se ishte gjoks dhe jo krah.
Edhe në komentin e bërë nga analistët në studio pas ndeshjes , u tha se penalltia e dhënë nga arbitri nuk qëndronte, e megjithatë Interi nuk mori dot më shumë se një pikë nga ky takim.